“Takaj e Skënderbeu morën peng futbollin për 4 vite”

1

Reagojnë kuksianët pas akuzave të presidentit korçar: Të gjithë e dinë se si për korçarët u “shfarosën” ekipe me histori futbolli dhe po lënë nam në Evropë me ndeshjet e dyshuara!

 

FK “Kukësi”, ka mirëpritur një vendim të vonuar të Komisionit të Apelit pranë FSHF-së, që pezullon për katër muaj lojtarin, Peter Olayinka, i cili ka kontratë të rregullt që në nisje të sezonit me Kukësin dhe i marrë në mënyrë vjedhurazi nga Skënderbeu në banesën e tij. Por, nga ana tjetër na habit mërzia që ka kapur z. Ardian Takaj, pas këtij vendimi. Ne, kemi ruajtur qetësinë dhe kemi ndjekur hapat ligjorë për këtë problem dhe të njëjtën rrugë do vijojmë deri në FIFA. Z. Takaj duhet të kërkojë ndjesë për marrjen forcërisht dhe në mënyrë të parregullt të këtij lojtari dhe të mos zgjatet deri në Shkodër e të kapet fort pas akuzave që bën një person, i papërgjegjshëm dhe dashakeqës ndaj nesh  dhe ekipit të tij, Vllaznia. Zoti Takaj me sa duket po e sheh se hegjemonia dhe diktatit që ai ka venë prej katër vitesh mbi futbollin shqiptar, po shembet! Atë e shqetëson fakti se të tjerë ekipe me mund dhe djersë duan të arrijnë kreun. Ne, nuk akuzojmë, por po sjellim në vëmendje disa fakte, që i janë servirur publikut në këto katër vitet e fundit. Opinioni sportiv dhe dashamirësit e futbollit e dinë mirë dhe janë të informuar nga mediat vendase dhe te huaja se Skënderbeu, sipas tyre,  ka prishur çdo bukuri të futbollit shqiptar. Nëse  Takaj beson një person të vetmuar dhe dashakeqës në Shkodër, atëherë ne duhet të besojmë tek shumë të tjerë personalitete dhe organizma sportivë, që e kanë akuzuar Takajn për lojëra jo të rregullta dhe se me shtysa politike, ai mundi të “grabisë” katër tituj dhe të fundosë ekipe me emër të futbollit shqiptar. Skënderbeu dhe z. Takaj edhe tani janë përmendur në shtypin evropian, për një tur të dyshimtë jashtë vendit dhe nuk e akuzojmë ne, por ato që po e hetojnë për këto lojëra. Vende dhe organizma evropianë të futbollit, këto i dinë mirë dhe po e hetojnë. I kujtojmë z. Takaj, se Kukësi ka bërë atë që nuk e ka bërë askush në futbollin shqiptar. Vetëm loja e ndershme dhe me dinjitet e çoi Kukësin në turin e katër në Evropa Ligë dhe në përmbysje rezultatesh me ekipe të forta dhe jo me eliminime të dyshimta dhe të përfolura. Për këto suksese dhe lojë  të rregullt, Kukësi ka marrë mirënjohje nga vetë UEFA dhe Presidenti i saj. Vlerësime maksimale kanë ardhur dhe nga shumë klube dhe personalitete evropiane të futbollit, nga autoritete më të larta shtetërore shqiptare dhe nga mbarë  shqiptarët, që janë krenuar me Kukësin. Z. Takaj hamendësimet e tij për aleanca të Kukësit dhe blerje mund t’i faktojë në organizmat sportivë dhe organet e drejtësisë.  Ai s’ka asnjë bazë për ato që flet, por është i tronditur se po i tronditet perandoria e diktatit që ka ngritur. Takaj, sheh fundin e kampionatit, që sivjet duket se nuk do jetë “pronë“ e tij. Ai vazhdimisht ka lakuar Kukësin si rivalin direkt të Skënderbeut dhe tani vetëm nga një vendim i Komisionit të Apelit, ka ndryshuar kurs. Në ndeshjen që ai citon kur një person hyri në fushë, askush nga stafi dhe lojtarët e Skënderbeut nuk e prekën, madje u duartrokitën. Vetë z. Takaj ka pranuar se në fazën e parë ai fitoi me arbitra në Korçë, ndaj Kukësit. Presidenti i korçareve, bën mirë që të shohë punët e Skënderbeut dhe të lërë të lirë futbollin shqiptar që ai të ecë në rrugën e pastër dhe të lojës së rregullt. Kujtesa është e hidhur , por ajo nuk harron. E sigurojmë z. Takaj dhe gjithë ata që mendojnë si ai, se në do vazhdojmë rrugën tonë pa hile, dredha dhe mashtrime. Kush ka zgjedhur rrugë tjetër, e mbarë i qoftë!”, ka qenë deklarata për shtyp e KF Kukësit.

 

3 SEZONE ka Skënderbeu dhe Kukësi që janë rivale në betejën për titullin kampion, shpesh ka pasur edhe ngacmime apo dhe akuza në distancë!

 
Bred 11s,
Bred 11s For Sale,
Real Bred 11 Jordans,

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image