Takaj e mbyll te Skënderbeu, por ka një premtim për Korçën

2

Vendimi i CAS mbi pezullimin me 10 vite të Skënderbeut  nga kompeticionet europiane dhe gjoba e majme prej një milionë eurosh e bëjnë të papërballueshme vijimin e bashkëpunimit midis Ardian Takajt dhe klubit korçar. Në një takim të bërë dje me tifozët në stadiumin e Skënderbeut, biznesmeni lajmëroi largimin e tij nga klubi.

Megjithatë, në fjalimin përmbyllës të këtij bashkëbisedimi me tifozët, Takaj premtoi se do të rikthejë Korçën në elitën e futbollit shqiptar, por me një ekip tjetër.

Skënderbeu është këtu. Do të jetë gjithmonë këtu. Edhe nëse krijohet një ekip tjetër që do përfaqësojë Korçën, ky stadium kjo histori do të qëndrojë e tillë e palëvizur derisa Skënderbeu të rikthehet sërish në elitën e futbollit dhe të diktojë sërish modelin e suksesit për shqiptaret. Por, që për momentin nuk mund të pranojmë të jemi thjesht fasada e kampionatit, ndërsa me një ekip tjetër do të vijojmë të mbushim me lavdi këtë qytet dhe të ecim në gjurmët e Skënderbeut”, përfundoi Takaj.

You might also like
2 Comments
  1. UEFA=MAFIA says

    Plehrat e UEFA-s bashke me mafien shqiptare e shkaterruan futbollin shqiptar! Yyyyy zarba, tani hani m*, shikoni nje kampionat amatoresk. I pate, asnje skuader shqiptare, skishte takat te kalonte qofte edhe 1 round!!! Cop cop, as futboll lagjesh nuk pame.

    Morrat e kuq (kampionet me demek) ishin ngref se do fitonin me te gjithe, por nje m*. Edhe Moldavia i uli te byth.

    Thjesht futbolli shqiptar ka marre fund! Kaq. Shihemi pas 10 vjetesh, mbase rreshtohen planetet ne vije te drejte perseri.

    Tung

  2. Maksim says

    Iken te gjithe futbollistet cilesore nga superiorja… si u shkaterrua keshtu brenda 1 viti 15 vite perpjekje te te gjitha klubeve… u shkaterrua futbolli sic po shkaterrohet cdo fushe e jetes. Ky vend po mbetet pa produkt kombetar! Te vjen per te vjelle te shohesh lajmet sportive. Filmimet e aksioneve elementare thuajse amatoreske te partizanit & co… Falimenti i pashpallur… Ekipet komuniste te tiranes kane marre ne qafe historikisht cdo qytet. Edhe tifozet e tyre po ju ikin…

Leave A Reply

Your email address will not be published.