Takaj: Akuzat ndaj nesh do të bien të gjitha, nuk kemi lidhje me kërcënimet

0

Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj nuk ka folur deri më sot në lidhje me “bombën” e ardhur nga UEFA, rreth hetimit dhe kërkesës për përjashtim të klubit korçar për 10 vite nga kupat e Europës.

Megjithatë, sot presidenti ka folur për këtë çështje, me një komunikatë zyrtare publikuar në faqen e Skënderbeut në internet, ku kërkohet zbulimi i autorëve të kërcënimit për Inspektorët e UEFA-s dhe përsëritet se të gjitha akuzat ndaj Skënderbeut do të bien poshtë.

DEKLARATA

Të dashur tifozë bardhekuq dhe sportdashës të KF Skënderbeu shpreh keqardhjen dhe shqetësimin tim nga “bombardimi” që po i bëhet opinionit publik me lajme dhe sajesa ndaj në emër të Klubit të Futbollit ‘Skënderbeu’ kërkoj të sqaroj edhe njëherë se:

– KF Skënderbeu siguron UEFA-n dhe të gjithë partnerët e saj se nuk ka asnjë lidhje apo dijeni për kërcënimin që mund të jetë bërë ndaj personave që po hetojnë klubin tonë. Garancia më e madhe është historia e klubit tonë dhe natyra e qytetit që përfaqësojmë.

– Në emër të klubit dua të inkurajoj edhe njëherë organet ligj-zbatuese për zbardhjen e çështjes dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të autorëve të vërtetë të kësaj ngjarje.

– KF Skënderbeu siguron të gjithë opinionin sportiv dhe në mënyrë të veçantë tifozërinë tonë se po ndjek me vëmendje dhe qetësi hetimin e nisur nga kompani, që kërkojnë të justifikojnë milionat që përfitojnë nga UEFA dhe “klani” anti-Skënderbeu në vendin tonë. Sigurojmë se akuzat e tyre do të rrezohen një e nga një, dhe nëse do të jetë e nevojshme deri në shkallën më të lartë të gjykimit sportiv ose penal.

– Si përfundim në emër të klubit ju siguroj se do të vazhdojmë rrugëtimin tonë për të realizuar objektivat sportiv të klubit, por tani na lind dhe detyrimi për të mbrojtur nderin dhe sukseset e arritura deri më sot. Ju sigurojmë së do të shohim përpara për suksese edhe më të mëdha.

Me respekt

Ardjan Takaj

President i KF Skënderbeu

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.