Tajson nis biznes të ri, kultivon marihuanë

0

Majk Tajson është sinonim i epokës së artë të boksit profesionist, kur një ndeshje e tij ishte një spektakël me vete, edhe pse shpesh nuk zgjaste shumë raunde. Megjithatë, në fund të karrierës Tajson e humbi shkëlqimin dhe pas tërheqjes nga boksi u zbulua se kishte menaxhuar shumë keq pasurinë e krijuar ndër  i të, ndaj mbeti pa asnjë kursim, duke u zhytur në borxhe dhe duke bërë punë të ndryshme, shpesh për fitime minimale.

Megjithatë, tashmë Majk Tajson duket se ka gjetur një mënyrë të re për t’u ringritur, sepse ka nisur një biznes të ri, kultivimin e marshuan është, ose si i themi ne shkurt, hashashit.

Sa për sqarim, nuk është se Tajson do vije ne Lazarat a ndonjë zonë tjetër ku mund të mësojë shumë nga kultivimi i marihuanës. Në të vërtetë, ai do ta kultivojë bimën narkotike në mes të Amerikës, më saktë në Kaliforni. Shteti amerikan ka legalizuar kultivimin e marihuanës dhe tashmë Tajson do të hapë një fermë gjigante, 16 hektarë, ku do të mbjellë marihuanë, por ndërkohë do të hapë edhe një shkollë ku do të mësohet si kultivohet bima e famshme. Gjithashtu, do të studiohet produkti për të përmirësuar efektet e përdorimit për qëllime kuruese.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image