Taipi: Kundër Kukësit për të marrë hak, të gjithë në pritje të KAS-it

Mesfushori i Skënderbeut, Shqiprim Taipi, erdhi në këtë muaj janar te skuadra korçare dhe ka bërë ndeshje të mira. Sot, futbollisti i “Ujqërve të Dëborës” foli për RTSH Sport, ku u shpreh:

“Kemi pasur ca muaj të vështirë, për shkak se një ndeshje e fitonim, një e humbnin. Nuk kemi pasur balancën e duhur. Shpresoj që në këto ndeshje të gjejmë dhe të ruajmë ritmin e duhur. I kemi respektuar të gjitha skuadrat. Pasi Kukësi na eliminoi dhe në Kupë, kërkojmë të marrim hak dhe të fitojmë atje.

KAS? Në futboll, nuk ka gjëra të pamundura. Ne kemi shpresa, i gjithë ekipi. Po presim përgjigjen e KAS-it, jemi në pritje. Shpresojmë që të luajmë në Europë sezonin tjetër.

Me Ramazan? Kur njeriu do të bëjë diçka, arrin ta bëjë, me ndihmën e Zotit normalisht. Është vështirë, pasi edhe koha është e nxehtë”, u shpreh Taipi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *