Tahiri: Daja s’ka luajtur mirë futboll, por si trajner është më i miri

Ish-futbollisti i Dinamos dhe drejtori i tanishëm i shkollës së mjeshtërisë “Loro Boriçi”, Ermal Tahiri, ka komentuar javën që lamë pas në Superiore në emisionin “Kampionët” në “Vizion Plus”.

Në emision nuk mungoi një batutë për ish-kolegun e tij te Dinamo, Ilir Daja, të cilin e lavdëroi për aftësitë si trajner, por i kujtoi me humor se si futbollist nuk ka pasur të njëjtin status.

ILIR DAJA – “Trajneri  i Flamurtarit nuk ka luajtur asnjëherë futboll mirë, por si trajner është shumë më i mirë se sa ka qenë futbollist. E kam me të vërtetë, ka luajtur me mua. Ka qenë futbollist punëtor, por asnjëherë nuk ka qenë talent. Megjithatë, si trajner është talent. Metodika e këtij trajneri është shumë më e lartë se të gjithë trajnerët e tjerë që ka Shqipëria sot”.

TIRANA – “Tirana vuan arrogancën e fillimit të kampionatit. Kur i rikthyen në Superiore kujtuan ishin gati për titullin kampion. Arroganca e trajnerit të parë (Ze Maria) bëri që Tirana të ketë luhatje, më pas erdhi Mema. Në tre-katër javët e para u desh që trajneri të njihte lojtarët e t’i sillte aty ky donte ai. Më pas kishim një rritje të nivelit të Tiranës deri në barazimin pa gola me Partizanin dhe fitoren me Kukësin. Më pas në një momenti filloi nervozizmi dhe mungesa e përqendrimit. Kjo ndodhi nga humbja ndaj Kastriotit dhe barazimi në Laç. Gjithë ky nervozizëm solli që te Tirana të krijohej një amulli e vërtetë. Edhe vetë trajneri s’ishte më i qetë që të kishte skuadrën e qetë. Të gjitha këto pasojnë njëra-tjetrën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *