Tagani hedh poshtë kërkesën e Ligës Profesioniste: Shteti nuk ka asnjë detyrim, përgjegjësia bie mbi UEFA

Një ditë më parë presidentët e klubeve shqiptare nëpërmjet përfaqësisë së Ligës Profesioniste i kërkuan mbështetje financiare qeverisë. Ndërprerja e futbollit dhe njëherazi i sponsorizimeve bëri që shumë prej klubeve ta gjenin veten ngushtë. Nëpërmjet një letre zyrtare, Liga kërkoi që në planin financiar të qeverisë për luftën kundër virusit Covid-19 të përfshihej dhe sutbolli.

Por ky pretendim hidhet poshtë nga ish-administratori i Tiranës, Salih Tagani. Në një prononcim për “Abc.News” Tagani shprehet se shteti në këto raste nuk ka snjë detyrim financiar pasi ekonomia e klubeve është më tepër nën përgjegjësinë e UEFA-s. Ish-administratri beson se e gjithë kjo kërkesë mund të lidhen me faktin se presidentet e klubeve kërkojnë ulje të detyrimeve tatimore në biznesin e tyre nga qeveria shqiptare./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *