Tafaj: Tirana është keqmenaxhuar, skuadra kërkonte ndryshime radikale

Ish-trajneri i Tiranës, Alban Tafaj, ka qenë i ftuar në emisionin “Pressing” në “Abc Neës”, ku ka folur me sezonin e tanishëm që ka zhvilluar klubi bardheblu.

Tafaj shënjestron drejtuesit duke thënë se menaxhimi i klubit nuk ka qenë i duhuri dhe se dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

“Halili është një person që përveç se i dhemb shpirtërisht Tirana, i ka dhënë dhe materialisht. Ka vite që ka një kontribut të jashtëzakonshëm dhe vjen një moment që lodhesh dhe nuk merr mbrapsht asnjë gjë”.

“Unë mendoj se menaxhimi është gjëja kryesore. Nuk e them këtë ngaqë kam punuar më parë në klub. Shikoni si është transformuar Partizani për shkak të menaxhimit. Unë kam dëgjuar nga Ze Maria që ka thënë se atij i kanë zgjedhur lojtarët. Ata që zgjodhën lojtarët duhet të mbajnë përgjegjësi”.

“Në skuadër duhet të kishin ndodhur me kohë ndryshime radikale. Unë jam habitur kur kam mësuar që njerëz që s’kanë lidhje me futbollin kanë përzgjedhur lojtarët. Presidenti ka një natyrë që beson shumë te njerëzit që ka pranë, por e kanë zhgënjyer vit pas viti”, përfundoi Tafaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *