Tadiç: De Ligt dhe De Jong mund të luajnë për cilëndo skuadër në botë!

0

Mesfushori serb i Ajaksit, Dushan Tadiç, ka folur për dy shokët e tij të skuadrës, Matijs De Ligt dhe Frenki De Jong, për të cilët tha se janë dy lojtarë të pabesueshëm dhe mund të luajnë në të gjitha skuadrat më të forta në botë. Në fjalën e tij, numri 10 i Ajaksit tha:

“Ne gjithmonë dominojmë kundërshtarët, si brenda ashtu dhe jashtë fushës sonë. Luajmë gjithmonë futboll të bukur, japim gjithçka në fushë. Problemi i vetëm është se ndonjëherë marrim shumë rreziqe përsipër, por të gjithë lojtarët këtu kanë kohë për t’u përmirësuar.

De Ligt është 19-vjeç, De Jong 21, por luajnë dhe mendojnë sikur të kishin eksperiencën e një 30-vjeçari. Mentaliteti i tyre është i shkëlqyer. Të dy këta futbollistë mund të luajnë në cilëndo skuadër në botë dhe kudo që do i dërgojë e ardhmja, jam i sigurt që do të bëjnë mirë”, tha Tadiç.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.