Szczesny e tepron me vetëbesimin: Buffon e Alisson janë rezervat e mia, jam më i miri në botë

Kur bëhet fjalë për heronjtë e portës i numërojmë me gishtat e dorës. Nëse një sulmes apo mesfushor ka mundësi të behët “legjendë”, tek ruajtësit e golit kundërshtar ky epitet është e vështirë për t’u arritur. Por ka dhe nga ata portierë mendjelehtë që e quajnë veten legjendë me dy pritje penalltish apo edhe nga pozicioni i titullarit. Një formë ironizuese pasi titulli fitohet me kohën jo me vetëbesimin e tepërtë të një portieri që nuk sheh më larg se 16-metërshi i tij.

I tillë është edhe rasti i portierit të Juventusit, Szczesny. Polaku ka deklaruar gjithë buzëqeshje se është më i mirë se Buffon dhe Alisson i Liverpool, pra më i miri në historinë e futbollit. Dhe e dini pse? Sepse Buffon tani te Juventus është zëvendësuesi i tij ndërsa Alisson në kohën kur kanë qenë te skuadra e Romës ka qenë sërish zëvendësuesi i tij. Por ku është tani Alisson? Fituesi i Champions League, portieri më i vlerësuar në Premier League, fitues i Superkupës dhe portieri më i mirë i sezonit të kaluar sipas UEFA. Të gjitha këto në një vit. Po Szczesny ?!

Flet për Buffon sikur të ishte një portier i sapo ardhur nga akademia e Juventus. Kur Buffon luante në Champions, fitonte kupën e botës me Italinë, fitues i kampionatit sezon pas sezoni dhe një sërë vlerimesh të tjera, Szczesny e ndiqte nga TV dhe lutej që një ditë të bëhej sa gjysma ( ½) e Buffon. Portieri polak duket se ditët e vështira të karrierës së tij ka vendosur t’i kalojë duke rritur vetëbesimin. Por jo tek Buffon dhe Alisson, gjej dikë tjetër për krahasim Szczesny!

“Kur isha te Roma zvendësuesi  im ishte Alisson, i cili sot konsiderohet portieri më i mirë në botë, tani unë jam te Juventus dhe Buffon, me siguri më i miri në histori, është zëvendësuesi im ”. Përfundimi, pra, për Szczesny është vetëm një: “Ky – tregon ai me një buzëqeshje – do të thotë që unë jam portieri më i mirë në botë dhe në historinë e futbollit”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *