Sytë nga infermieria, Gegën e shqetëson një titullar

0

Partizani po përgatitet për ndeshjen e kthimit ndaj Maribor në Slloveni, ndërkohë që trajnerin Skënder Gega para këtij takimi e shqetëson një lojtar i prapavijës. Ai është Egzon Belica, i cili nuk ka qenë nën urdhrat e stafit teknik në seancën e fundit.

Shqiptari nga Maqedonia ende nuk dihet nëse do ia dalë të jetë i gatshëm për Partizanin, por sigurisht që trajneri Gega shpreson që të jetë dhe të luajë krah Gojkoviç në qendër të prapavijës. Veç Belicës, shqetësime ka pasur edhe Esat Mala.

Mesfushori qendror është stërvitur, por i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës. Gjithsesi stafi mjekësor ka garantuar që i riu nga Prizreni nuk rrezikon ta humbasë ndeshjen me Maribor.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.