Sytë nga Elton Kale, ka një plan nga braziliani i Flamurtarit

Elton Kale i është bashkuar Flamurtarit këtë verë, por ende nuk ka luajtur, pasi Kukësi pretendon se braziliani ka kontratë me ta. Kështu, në Vlorë presin lejekalimin, që mund të vijë së shpejti. Fillimisht u tentua një gjyq në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, por ky komisionin ia kaloi “topin” FIFA-s.

Tashmë Kale po tenton të marrë “OK” nga FIFA, teksa sipas asaj që raporton “RTSH Sport” kërkohet që të miratohet federimi provizor, që do t’i jepte mundësinë sulmuesi të majtë që të luante. Kjo procedurë nuk vonon, por ka edhe një risk.

Nëse Kale humbet gjyqin me Kukësin, atëherë do të pezullohet për faktin se ka nënshkruar dy kontratë njëkohësisht. FIFA është ajo që vendos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *