Sytë e mendjen në Superiore, Kastrioti dy miqësore brenda dy ditësh

0

Kastrioti do të zhvillojë dy miqësore brenda dy ditësh. Krutanët  kanë mbyllur javën e parë të përgatitjeve për sezonin e ri. Ekipi i drejtuar nga Ramadan Ndreu do të përballet sot me Turbinën, ndeshje që nis në orën 17:30.

Në të njëjtën orë të ditës së martë zhvillohet edhe miqësorja e radhës. Kastrioti do të ketë përballë klubin e Vushtrrisë, që sapo është rikthyer në elitën e futbollit dardan. Të dy ndeshjet do të zhvillohen në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamzë.

Klubi krutan po monitoron edhe situatën e vështirë të Skënderbeut, Flamurtarit dhe Luftëtarit. E ardhmja e korçarëve është në dyshim, ndërsa dy klubet jugore duhet të shlyejnë brenda afatit borxhet e shumta për të siguruar pjesëmarrjen në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm.

Një situatë e tillë mban me shpresa Dinamon dhe Besën e Kavajës, por edhe klubin krutan që është i bindur se në rast të përjashtimit të ndonjë ekipi, e drejta për të luajtur në Superiore ju takon atyre si ekipi i renditur në vendin e nëntë sezonin e kaluar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.