Suta tek Elbasani? Tekniku: Mora dy oferta, por kam kontratë

Trajneri i Luzi 2008, Anxhelo Suta, ka dalë këto ditë në skenën e merkatos për stolin e Elbasanit. Në një bisedë me SportEkspres.com, ai deklaroi se gjatë këtyre ditëve i kanë ardhur dy oferta nga klube të Kategorisë së Parë, por jo zyrtare. Pasi e mbylli me skuadrën kavajase sezonin e kaluar, por pa suksesin e pretenduar për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, Suta tregon se edhe emrat e klubeve që e kanë kërkuar.

“Aktualisht jam nën kontratë me Luzi 2008, madje jam rikonfirmuar nga presidenti Albert Lusha edhe për dy vite të tjera. Nuk e kam menduar largimin, edhe pse gjatë qershorit, jo zyrtarisht më kanë ardhur oferta nga Elbasani e Turbina. Gjithsesi kam menduar që ta respektoj kontratën me këtë klub dhe këtë vit ngjitja në Kategorinë e Parë do tentohet që nga fillimi”, theksoi tekniku Suta.

Luzi 2008 do përforcohet dhe trajneri deklaron: “Këtu ka trajtim shumë të mirë financiar për futbollistët dhe ky është një nga treguesit që e vlerësojnë këtë skuadër. Kemi nisur bisedat me 3-4 lojtarë nga Kategoria e Parë, të cilët do t’i bashkohen skuadrës në fundin e muajit korrik. Luzi do jetë skuadër pretendente”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *