Suso tek Interi? Milani e merr me humor

Ditën e djeshme qarkulloi në mediat italiane lajmi se Interi ka biseduar me agjentin e Susos, Alesandro Luçi, veprim që ka irrituar Milanin, që nuk dëshiron ta shesë spanjollin, aq më shumë që bëhet fjalë për armikun e qytetit.

Ndërkaq, sot drejtori sportiv Masimiliano Mirabeli u ka dhënë përgjigje gjithë thashethemeve, duke konfirmuar se Suso është pikë kyçe e Milanit, me të cilin rinovoi verën e shkuar.

Drejtuesi i lartë kuqezi u përgjigj me humor kur e pyetën për idenë e transferimit të Susos tek Interi: “Shumë mirë, e bëjmë operacionin Suso, por nëse Interi na jep Brozoviç, Perishiç dhe Ikardin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *