Suso, Kastijeho dhe Kajehon, një “gërshetim” spanjoll në merkato

Një muaj përpara se të mbyllej kampionati, drejtori sportiv i Milanit, Masimiliano Mirabeli, u takua me agjentin e Kajehonit, teksa nga Napoli dolën zërat se spanjolli do të ishte blerja e ardhshme e klubit kuqezi në krah, në rast largimit të Susos, që ka klauzolë prej 38 milionë eurosh. Por, në fakt, biseda e vërtetë u bë për futbollistin e Vilarealit, Samu Kastijeho, i datëlindjes 1995 dhe që ka një rol me Kajehon dhe Suson. Dhe, duke qenë se Karlos Baka është huazuar te “nëndetësja e verdhë” me të drejtë blerje për 15 milionë euro, pikërisht lojtari Kastijeho do të ishte ideali për t’u futur në negociata. Sepse, Vilareali nuk shkon më shumë se 10 mln euro për Bakën, ndaj edhe Milani nuk është dakord dhe, nëse Suso do të largohej, atëherë do të ishte gati të rihapte negociatat për Kastijehon, duke ofruar para përveç se kartonit të sulmuesit kolumbian, që gjithashtu ka shprehur dëshirën për të mos u kthyer në Milano.

Sezonin e shkuar, Kastijeho shënoi 6 gola në 28 ndeshje me Vilarealin, teksa sigurisht që ka dhënë edhe asiste. Ai ka karakteristikë shpejtësinë në krah dhe driblimet, duke marrë fundoren, por është ndryshe nga Suso dhe sidomos Kajehon. Pikërisht lojtari i Napolit pëlqehet më shumë nga Gatuzo, pasi mbron mirë. Një gërshetim mes tre spanjollësh, edhe pse dëshira e vërtetë kuqezi është që Suso të qëndrojë dhe të refuzojë ofertën e ardhur nga Atletiko Madridi. Shumë do të kuptohet edhe pas vendimit të UEFA-s, që do të prononcohet zyrtarisht pas datës 20 qershor.

https://www.youtube.com/watch?v=X9q1_Q3rv7U

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *