Surprizë e hidhur për Maradonën, arrestohet sapo shkel në Argjentinë!

0

Diego Maradona është rikthyer në Argjentinë, por është gjendur përpara një situate aspak të mirë. Legjenda e futbollit, aktualisht trajner i Dorados Sinaloa në divizionin e dytë të Meksikës, është ndaluar nga policia e Buenos Airesit.

Shkak është bërë denoncimi i Rocio Oliva, femra me të cilën bashkëjetonte. 6 vite kaloi bashkë çifti, përpara se të ndaheshin në dhjetorin e kaluar.

Oliva, ish-futbolliste, ka kërkuar dëmshpërblim financiar prej 9 milionë dollarë nga Maradona. 13 qershori është zgjedhur si data e gjyqit, aty ku do të qartësohet totalisht situata e krijuar.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.