“Surpriza” Piatek, polaku barazon rekordin e Shevçenkos

Kristof Piatek është një ndër surprizat e këtij edicioni të Serie A. Sulmuesi polak u ble nga Xhenoa për katër milionë euro dhe në katër ndeshjet e para ka kaluar pritshmëritë e kujtdo, duke shënuar pesë gola në katër ndeshjet e tij të parë të Serie A.

I fundit lojtar që kishte arritur të bënte këtë gjë është një sulmuesi tjetër nga Europa lindore. Bëhet fjalë për legjendën e Milanit Andri Shevçenko, i cili në sezonin e largët 1999/2000, tregoi që në fillim se nuk ishte një sulmues çfarëdo .

Mbetet për t’u parë nëse 23-vjeçari nga Polonia do ta mbajë ritmin e shkëlqyer të fillimit të sezonit. Ndërkohë, dikush që duhet të shqetësohet në këto momente është Arkadiuz Milik, i cili mund të mos jetë më titullar në sulmin e kombëtares polake përkrah Robert Levandovskit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *