Surpriza në formacionin e vitit, vetëm pesë lojtarë nga ekipe big

Sezoni ka përfunduar në pesë ligat më të mëdha europiane dhe “Whoscored.com” që merret me statistikat dhe notat e lojtarëve pas ndeshjeve, ka publikuar formacionin e vitit, bazuar në notën mesatare të ndeshjeve që lojtarët kanë luajtur këtë sezon.

Surprizat janë të shumta dhe nisin që nga porta, ku si gardian qëndron Alesio Kranjo, portieri i Kaljarit, i cili ka pasur një notë mesatare 7.1. Mbrojtja është me katër lojtarë, ku dominon Bundesliga, me dy lojtarë të Lajpcig dhe një të Bajernit.

Halstenberg dhe Kimish janë nga krahët, ndërsa në qendër Van Dijk e Orban. Mesi i fushës përbëhet përsëri nga katër lojtarë, ku surpriza është Savanie, mesfushori i Nimës në Ligën e parë franceze. Papu Gomez, Hazard dhe Nikolas Pepe plotësojnë katërshen.

Në sulm qëndron Kilian Mbape, i cili ka dhe notën më të lartë 8, ndërsa përkrah tij Kristiano Ronaldo me 7.7. Një dyshe ëndrrash padyshim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *