Surpriza Monchegladbach merr kreun e Bundesligës, Werderi i Rashicës është për turp

0

Në “Bundesligë” ka një surprizë të re për këtë sezon dhe ekipi quhet Monchegladbach. Në ditën e sotme ka ardhur edhe fitorja e pastër ndaj Werder Bremen ku luan edhe Milot Rashica, që u mbyll në shifrat 3-1.

Me dopietën e Herman dhe golin e Bensebaini, kjo skuadër shkon me 4 pikë më shumë në krye se ndjekësit më të afërt ku përfshihet edhe Bayerni. Ndërkohë Werderi ka arritur të shënojë në minutat e fundit vetëm sa për statistikë, me realizimin e Bittencourt. Por ky gol nuk vlen për asgjë, ndërsa ekipi në fjalë është duke luftuar për mbijetesë, të paktën deri tani duke parë situatën në renditje. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.