Surpriza më e bukur na erdhi nga Greqia, AEK e bën banderolën në gjuhën shqipe

Surpriza më e bukur sa i përket shteteve të huaja në këto momente të vështira që Shqipëria gjendet, na vjen pikërisht nga Greqia. Shumë solidarizim ka ardhur nga ky vend, jo vetëm me ndihma dhe specialista për të shpëtuar njerëzit në Durrës, por edhe nga tifozët të ekipeve.

Grupimi i mbështetësve të AEK, kanë hapur një banderolë në stadiumin olimpik të Athinës. Gjithashtu duke e marrë edhe me vete gjatë ndeshjes së basketbollit, ku jo vetëm kishte solidarizim dhe dedikim për vendin tonë, por një pjesë e saj ishte e shkruar edhe në gjuhën shqipe. /Sport Ekspres/