Surpriza e Tuhel: Gati ta rikthej Rabiot në ekip, por kam një kusht!

E ardhmja e Adrien Rabiot është e paqartë dhe, pasi nuk arriti akordin me Barcelonën, mesfushori po negocion me Bajernin e Mynihut. Kontrata me PSG përfundon në fund të sezonit, marrëdhëniet e lojtarit me klubin janë të ngrira dhe trajneri nuk po e aktivizon fare.

Tomas Tuhel ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Amiensit, duke i hapur rrugë rikthimit të 23-vjeçarit si pjesë e ekipit. Gjermani i stolit është gati për një hap të tillë, por ka një kusht të vetëm.

Personalisht unë kam ende një raport të mirë me Rabiot dhe jam i hapur për gjithçka. Jam i gatshëm ta integroj përsëri me grupin, nëse raportet e tij me klubin normalizohen në këtë periudhë. Nuk mendoj se është e mundur tani një gjë e tillë, por, nëse qëndron, pas janarit mund t’i bashkohet grupit. Ai është stërvitur gjithmonë në një mënyrë shumë profesionale”, përfundon trajneri gjerman i PSG.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *