Surpriza e madhe/ UEFA mendon kalendarin e paprecedent! Sezonin 2020-21 nis në dhjetor, kampionat-Europian-kampionat

0

Nga Klaudio Ndreca

Koronavirusi ka prekur futbollin ashtu si çdo sektor tjetër të jetës, duke ndikuar në përkeqësimin e gjendjes deri në atë pikë që askush nuk e priste. Përveç dëmeve ekonomike ka shumë tymnajë edhe për të ardhmen, duke qenë i vështirë një organizim për tejkalimin e gjendjes.

Kjo pasi pandemia nuk është larguar ende plotësisht dhe shumë shtete i druhen më të keqes, për një rikthim të makthit. Për këtë arsye nuk kanë nisur as kampionatet e ndryshme të Europës që pas çdo jave mësojnë shtyrjen e afatit.

E fundit ka qenë data 3 gusht si rregull nga UEFA, për të mbyllur përfundimisht sezonin aktual. Por çfarë do të bëhet me të ardhmen? Europiani i 2021 nuk është shumë larg, ndërsa sezoni 2020-2021 do të duhet që të vazhdojë normalisht, pa harruar edhe Botërorin e Katarit në vitit 2022.

“The Sun” zbulon se UEFA e ka gati planin B dhe një kalendar të paprecedentë, që mund të futet në veprim. Sipas tij kalendari sportiv mund të ndryshohet deri në vitin 2023, atëherë kur gjendja mund të vijë në të zakonshmen.

Më saktësisht sezonin 2020-2021 do të fillonte në fundin e dhjetorit dhe do të përfundonte në nëntor të 2021. Përgjatë kësaj kohe do të ketë një muaj pushim për klubet, duke ia lënë vendin Europianit.

Më pas lojtarët do të riktheheshin edhe njëherë në skuadrat e tyre, për ta dërguar në fund kampionatin. Më pas sezonin 2021-2022 do të niste sërish në mes të dhjetorit dhe do të mbyllej në 1 nëntor 2022, 20 ditë përpara fillimit të Kupës së Botës. Një gjë mund të thuhet me siguri, të jesh lojtarë në këto kohë, nuk është aspak e lehtë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.