Surpriza e kupës së Francës, çfarë feste për shortin ndaj PSG-së!

0

Klubi i vogël francez Avransh shkroi dje faqen më të ndritur në histori, sepse eliminoi Strasburgun me 11-metërsha dhe u kualifikua për në çerekfinalet e Kupës së Francës.

Fitorja u arrit para 3.000 tifozësh, me Avransh që është një komunë me 8.000 banorë.

Sot u hodh shorti i Kupës së Francës dhe në çerekfinale Avransh ka “peshkuar” PSG-në.

Ëndrra e klubit modest, që lufton për mbijetesë në divizionin 3, u bë realitet, mjafton të shohësh reagimin e presidentit dhe trajnerit kur u hodh shorti.

Një problem: në Avransh nuk luhet dot, në Paris jo, se Stade de France ka qira të frikshme… Do të luhet në Kaenin fqinj!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here