Surpriza e këndshme, BBR bashkohen në… Romë

Odise Roshi po kalon një moment të vështirë. Një dëmtim e ndali dhe tanimë duhet të qëndrojë për disa muaj jashtë fushave të blerta. Me Ahmat Grozni gjërat po shkonin mirë për, pasi po luante rregullisht.

Gjithsesi tanimë ai duhet të mendojë të rikuperohet. Operimi në ligament ka shkuar mirë dhe momentalisht ndodhet në Romë. Dje mori një lajm të mirë, pasi ekipi i tij fitoi në transfertë kundër Lokomotivës së Moskës, ndërkohë që diçka e bukur i la ndodhur sot.

Bernard Berisha dhe Bekim Balaj e kanë surprizuar mesfushorin, teksa kanë zbarkuar në kryeqytetin e Italisë. E gjithë kjo për të takuar Roshit, i cili nuk ka ngurruar të shkrepë një foto dhe ta ndajë me fansat së bashku me emocionet e përjetuara.

https://www.instagram.com/p/Bn0e8RdHo1F/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=8cr68lbyu4iv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *