Surpriza e kampionatit në Maqedoninë e Veriut, i shkakton humbjen në debutim Ernest Gjokës

Ernest Gjoka nuk ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në krye të stolit të Shkëndijes, pasi ekipi i tij u mposht me rezultatin 0-1 nga Akademija Pandev me një gol të realizuar në shtesën e pjesës së parë. Këta të fundit janë surpriza e kampionatit të Maqedonisë së Veriut, ku momentalisht udhëheqin me 21 pikë të grumbulluara në 10 javë.

Ndërkohë, ekipi nga Tetova gjendet në vendin e 6 me 11 pikë të marra në 10 ndeshje. Klubi i Shkëndijës ka kaluar një periudhë të vvështirë këtë sezon, duke dalë jashtë formës së treguar vitet e fuindit, ku ka arritur edhe të shpallet kampion.

Gjithsesi ka ende rrugë përpara dhe trajneri Gjoka do të ketë mundësinë të japë më të mirën nga eksperienca e tij për të ndihmuar ekipin që të gjejë rezultatet e munguara këtë sezon./Sport Ekspres/