Surpriza e Barcelonës, Grizman vlen më shumë se Leo Mesi!

0

Antuan Grizman është gati të nisë një etapë të re në karrierën e tij. Sulmuesi francez la Atletikon e Madridit për t’u transferuar te Barcelona, aty ku shpreson e beson se do të fitojë trofe.

120 milionë euro pagoi klubi katalanas te “colchoneros” për kartonin e 28-vjeçarit. Kampioni i botës firmosi një kontratë 5-vjeçare, ndërsa si klauzolë e largimit të tij u vendos shifra 800 milionë euro!

Diçka e tillë e bën Grizman lojtarin më të shtrenjtë të Barcelonës, duke ia kaluar edhe Leo Mesit. Kapiteni dhe ylli i ekipit ka një klauzolë prej 700 milionë eurosh, ndërsa në vend të tretë renditen Zherard Pike, Zhordi Alba, Samuel Umtiti, Sergio Buskets dhe Serxhi Roberto me një klauzolë largimi prej 500 milionë eurosh.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.