Surpriza e Arsenalit, Emeri drejt stolit

Arsenali ende nuk e ka zgjedhur pasuesin e Arsen Vengerit dhe natyrisht nuk është një mision i lehtë për të gjetur zëvendësuesin e njeriut që ka qenë simboli i Arsenalit në dekadat e fundit.

Prej një jave thuhet se i preferuari i klubit ishte Mikel Arteta, i cili punon si ndihmëstrajner të Mançester Siti me Guardiolën, por e njeh mirë Arsenalin, sepse ka luajtur për Topçinjtë. Megjithatë, spanjolli nuk ka drejtuar asnjë skuadër në karrierë dhe kjo tremb drejtuesit e Arsenalit.

Ditët e fundit bisedime janë zhvilluar edhe me spanjollin Unai Emeri dhe duket se trajneri i PSG-së ka bindur në çdo drejtim.

Në Paris ia quajtën dështim mosfitimin e Champions League, por Emeri fitoi gjithçka tjetër dhe administroi një ekip plot yje të super paguar.

Trajner prej më shumë se një dekadë, Emeri ka fituar tre herë Europa League te Sevilja dhe duket njeriu i duhur për Arsenalin, që kërkon një trajner me këtë profil, me eksperiencë, të ketë mentalitet fitues dhe të mos ketë kërkesa absurde si në aspektin financiar, ashtu edhe për merkaton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *