Surpriza Dudelanzh dhe diferencat e frikshme me Milanin

0

Thuajse çdo vit, kualifikueset e Europa League sjellin skuadra surprizë. Edicionin e kaluar ishin suedezët e Ostersund që lanë me gojë hapur Europën, teksa eliminuar Gallatasarajin e PAOK-un. Këtë vit stafetën e ka marrë Dudelanzh.

Skuadra luksemburgase arriti të kualifikohej për herë të parë në Europa League dhe sot në qytezën që mban të njëjtin emër do të luajë një “gjigant” europian si Milani. Për të shpjeguar diferencat e mëdha midis skuadrave mjafton të themi se stadiumi mitik i italianëve “San Siro” ka 40-fishin e stadiumit të Dudelanzh, që ka një kapacitet prej 2000 vendesh, ndërsa qyteza ka vetëm 2000 banorë.

Sigurisht që stadiumi “liliput” nuk i kap kërkesat e UEFA-s, prandaj ndeshja do të luhet në kryeqytet. Një tjetër diferencë e frikshme është dhe ajo midis selive të ekipeve. Zyrat qëndrore të klubit të Dudenlanzhit janë një dyqan i vogël më pak se 80 metra katrorë, ndërkohë Milani krenohet me godinën 9000 metra katrorë “Casa Milan”, që në brendësi ka një muze, restorante dhe ambiente të tjera tregtare.

Sido që të përfundojë ndeshja e sotme për Dudelanzhin përballja me Milanin në një ndeshje zyrtare është një fitore më vete, një ëndërr e bërë realitet me plot kuptimin e fjalës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.