Surpriza dhe konfirmime, mbrëmja europiane dhuroi sërish spektakël!

Duhet të ishte një natë me emocione, ashtu si jemi mësuar të përjetojmë… Dhe, ashtu ka qenë, sepse në Europë asgjë nuk është e lehtë, sidomos duke ditur se të gjitha skuadrat luftojnë dhe janë rritur.

Për ta kuptuar, mjafton të shohëh fitoren e Dudelanzhit ndaj Kluzhit rumun, apo barazimin e Setllikut në fushën e Suduvës, ekipit lituanez.

Pa harruar këtu edhe surprizën Zoria ndaj Lajcpigut, në Ukrainë dhe suksesin e norvegjëzëve të Saprsborgut ndaj ekipit me traditë, Makabi Tel Aviv.

Barazon Atalanta në shtëpi, teksa fitoi me një gol Rejnxhërsi i Xherardit ndaj rusëve të Ufas. Por, suksesi i rëndësishëm vjen nga Olimpiakosi, që shkatërron 3-1 anglezët e Bërnleit në Athinë. Fitore minimale për Seviljen, ndërsa vijon të konfirmohet edhe Zeniti, por sidomos superfuqia Genk, që edhe pa Zhegrovën, shënon pesë gola ndaj Brondbit.

E lehtë edhe për Rapid Vjenën ndaj Steaua Bukureshtit në Austri, teksa Malmo dhe Midytlandi ndahen në barazim me gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *