Supersticiozi De Laurentis: Nuk flas për Juventus, Ançeloti si një mik i vjetër

0

Napoli po përgatitet për transfertën më të vështirë të sezonit në kampionat. Djemtë e Ançelotit do të vizitojnë Juventusin në Torino, me synimin për të fituar këtë përballje. Diferenca mes dy ekipeve është vetëm 3 pikë dhe për të fituar titullin, duhet të mposhtësh Kampionët në fuqi.

Presidenti Aurelio De Laurentis e di mirë këtë gjë, por ai është një person supersticioz dhe nuk dëshiron të flasë për sfidën e së shtunës. Një gjë të tillë nuk përton ta bëjë për Karlo Ançelotin, të cilin e vlerëson shumë dhe e cilëson si një mik të vjetër, me të cilin nuk mërzitesh kurrë.

PËRBALLJA – “Jam supersticioz dhe nuk flas për ndeshjen me Juventusin. Duhet të shkojmë të qetë në Torino dhe të shprehim futbollin tonë inteligjent. Pres një ndeshje të luajtur mirë nga të dyja skuadrat dhe lë të fitojë më i miri.”

FORMACIONI – “Formacioni është një enigmë? Për fat të mirë, sepse përndryshe si do e vlerësonte këtë ndeshje Malkut? E patë zemërimin e ndeshjes së kaluar? Edhe pse kundër një ekipi me forcë të vogël, demonstroi që është i vlefshëm. E njëjta gjë vlen dhe për Zielinskin dhe Fabian Ruiz, të gjithë lojtarë me të cilët po eksperimentojmë dhe që po japin përgjigje të rëndësishme.”

ANÇELOTI – “Le të themi që kontingjenti po menaxhohet në mënyrën e duhur. Ançelotin e zgjodha unë. Ai është një person poliedrik, me të cilin nuk lodhesh kurrë së frekuentuari. Ançeloti është si një mik i vjetër, sepse bën pjesë në klubin e atyre personave me të cilët qëndron gjithmonë.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.