Supersfida Skënderbeu-Flamurtari, biletat në shitje

Skënderbeu-Flamurtari është një nga ndeshjet më të forta të kësaj jave të Superiores. Trajneri Ilir Daja do të rikthehet në Korçë, por këtë herë si kundërshtar. Ndërkohë janë bërë publike edhe çmimet e biletave për këtë përballje.

https://www.facebook.com/blinibilet/photos/a.574123219624422/712169139153162/?type=3&theater

“Blinibileta.com” ka dalë me njoftim dhe tifozët që duan të ndjekin në stadium këtë përballje mund t’i blejnë biletat te biletaria pranë stadiumit “Skënderbeu”. Çmimi i biletave varion nga 200 lekë në 1000 lekë.

ÇMIMET E BILETAVE
 Tribuna Gold A & B – 1000 Lekë
Tribuna A, B – 400 Lekë
Tribuna C – 300 Lekë
Tribuna E, D – 200 Lekë

Skënderbeu renditet i dyti në klasifikim, pasi u mund nga Laçi ditën e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”. Bardhekuqtë kërkojnë pikët maksimale ndaj vlonjatëve, që dje morën vetëm një pikë në shtëpi kundër Luftëtarit. Ky takim zhvillohet të dielën prej orës 17:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *