Supersfida me Skënderbeun, Partizani rrit çmimet e biletave

Partizani dhe Skënderbeu do të përballen mes tyre ditën e hënë prej orës 19:00, ndërkohë që klubi i kuq ka publikuar së fundmi çmimet e biletave dhe sektorët ku do të qëndrojnë tifozeritë respektive. Bie në sy rritja e çmimit të biletave në krahasim me ndeshjen e fundit me Luftëtarin.

Në tribunën kryesore, biletat nga 1000 lekë të reja bëhen 1500 lekë të reja. Në tribuna e tjera rritja është më e vogël, teksa nga 300 lëke të reja kushtojnë 400 lekë të reja. Në këtë takim shpresohet të mos ketë incidente, ndryshe nga se ndodhi në ndeshjen e parë në Korçë.

Biletat do të dalin në shitje nga dita e nesërme prej orës 11:00 pranë pikës së shitjes te stadiumi “Selman Stërmasi”. Shitja e tyre do bëhet deri në orën 19:00. Ndërkohë ka edhe pika të tjera për shitjen e biletave: në dyqanet “Joma” pranë godinës ETC te “Rruga e Elbasanit”, si dhe te nëntë-katëshet.

ÇMIMET E BILETAVE
Tribunat A1, A2, B1, B2 – 1500 lekë (të reja)
Tribunat C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 – 400 Lekë (të reja)

NDARJA E SEKTORËVE
Tifozeria kuqe – Tribunat: A1,A2,B1,B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2
Tifozeria mike – Tribunat: H1, H2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *