Superliga per Elbasanin kalon nga derbet brenda prefektures

0

Verdheblutë do të luajnë katër “derbe” qarku për një biletë në elitë

 

Fatmir Popja

Elbasani do ta kërkojë me çdo çmim ngjitjen në Superiore, pavarësisht se këtë sezon nuk pritet të jetë aq e lehtë arritja e këtij synimi, duke parë edhe rivalët që do të ketë përballë. Me skuadra tradite dhe që prej shumë vitesh kanë milituar në Superiore, grupi B do të ngjajë si një mini-Superiore dhe që ndoshta do t’ia dalë të triumfojë ajo skuadër që do të gabojë më pak. Në Elbasan nuk i tremben grupit të fortë, madje kjo gjë i motivon më shumë dhe pritet ta bëjë më interesante garën, për më tepër që në këtë grup verdheblutë do të kenë edhe tre skuadra të Prefekturës.

DERBET – Elbasani do të ketë përballë skuadra të cilat i njeh deri-diku mirë, por nga ana tjetër që përballë tyre mund të kenë një motivim më të madh. Bëhet fjalë për derbet që do të kenë verdheblutë në këtë kampionat dhe si për ironi të fatit të katërta skuadrat e Prefekturës së Elbasanit bëjnë pjesë në të njëjtin grup. Kështu, përpos verdhebluve, në Grupin B do të jetë Shkumbini, Sopoti dhe Garmshi, me këtë të fundit që u ngjit nga Kategoria e Dytë si kampione. Duke ditur edhe rivalitetin që ka një derb, pavarësisht se përveç Elbasanit skuadrat e tjera ndoshta do të kënaqeshin me mbijetesën, pritet një rrugë jo e lehtë për ekipin që drejtohet nga Muharrem Dosti për ngjitjen në Superiore. Ndaj, edhe pse verdheblutë i njohin mirë këto skuadra, gjatë kampionatit kjo mund të jetë si një “thikë me dy presa” dhe elbasanasit nuk do ta kishin aq të lehtë të merrnin tri pikët ndja tyre. Kështu, përpos një kampionati të gjatë dhe të fortë që i pret elbasanasit këtë sezon, ata do të kenë edhe një mini-kampionat të Prefekturës, ku nëse vërtet duan të ngjiten në Superiore, më parë duhet të kalojnë nga këto skuadra.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.