Superliga e Kosovës “rrëmben” edhe një talent në Superiore

Skuadra e sapo ngjitur ne Superligën e Kosovës, Vllaznia e Pozheranit po ndjek rrugën e shume klubeve te Kosovës, duke firmosur me lojtarë nga kampionati shqiptar.

Kështu, klubi me i ri ne Superligën e Kosovës ka firmosur me mesfushorin Arbër Basha, 19 vjeç, një lojtar i dalë nga ekipet zinxhir te “Akademisë së Futbollit” në Tiranë, e drejtuar nga Alban Bushi.

Basha është në xhiron e lojtarëve te Kombëtares U-21 te Shqipërisë dhe luan si mesfushor para mbrojtjes, ndërsa kalimi ne Superligën e Kosovës është eksperienca e pare si futbollist profesionist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *