Superliga e Kosovës/ Josa fluturon në krye duke “zhytur” Maganin

Sot në Superligën e Kosovës u luajt një ndër ndeshjet më interesante të sezonit, sepse Prishtina priste Trepçën ’89, një nga ato takime që rëndom quhen finale për titull.

Triumfoi Prishtina 2-0, me gola nga Mankenda e Bozhoviç, që do të thotë se tashmë Prishtina merr kreun e tabelës me 39 pikë ndjekur nga Drita me 37, ndërsa Trepça ’89 mbetet 33 pikë.

Një goditje e forta nga Prishtina, por edhe një derbi i fituar nga Mirel Josa, i cili mundi një tjetër trajner me emër nga Shqipëria, Gugash Maganin.

Ndërkaq, Flamurtari i Prishtinës u fut fuqishëm në garën për mbijetesë, pasi mundi 2-1 me përmbysje Llapin, në një sfidë të luajtur në një fushë skandaloze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *