Superkupa e “miqve”, Tirana e Kukësi në fushë për trofeun e parë sezonal

0

Kukësi kampion në fuqi nuk pranon asnjë verdikt tjetër veç fitores së titullit kampion, ose për t’u treguar më të qartë, presidenti Safet Gjici, nuk pranon asnjë rezultat tjetër veç fitores. Me të drejtë kërkon që investimi i tij të shpërblehet, por futbolli nuk është matematikë ndaj përballë Tiranës nuk do e ketë autostradë, megjithëse kjo e fundit është në një pikë që asnjëherë më parë nuk ka qenë. Bardheblutë, që sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë, janë fituesit e Kupës së edicionit të shkuar dhe përballë Kukësit nuk kanë pse të kenë frikë. Merkatoja në dalje ka mbushur arkat e klubit dhe afrimet e verës janë bërë me synimin që të sigurojë ngjitjen në Superiore sa më parë. Pra, teorikisht ka një skuadër të denjë për t’u përballur me verilindorët.

Kryeqytetasit luajnë në shtëpinë e tyre, përballë një kundërshtari që e kanë eliminuar gjatë rrugëtimit të tyre për të fituar Kupën, që i solli këtu. Për ta kujtuar, asokohe Kukësi nuk ishte i interesuar për Kupën, por ndeshjet e zhvilluara sollën polemika pa fund, për një aleancë të dukshme me tolerim mes Kupës e Kampionatit. Sot, shumë gjëra kanë ndryshuar, si në organikë, ashtu dhe në pretendime dhe dashamirësia e Kukësit në Kupë dhe ajo e Tiranës në kampionat nuk do të ekzistojë, ndaj do të shohim një finale për një Superkupë, që në vetvete vlen vetëm për moral, asgjë më shumë, pasi veçse llogaritet si një trofe më shumë në historinë e skuadrave në asketin monetar sjell një shifër thuajse të pa konsiderueshme.

Nëse Kukësi e kërkon me ngulm trofeun, për bardheblutë do të ishte një start perfekt nëse do të nisnin kampionatin me një nga trofetë kombëtar. Kukësi apo Tirana, “vallëzimi” i parë i sezonit i takon mbretëreshës së trofeve bardheblu dhe realitetit të bukur kuksian. Në orën 19:00, nga “Seman Stërmasi” do të luhet “muzika e parë” e një sezoni të gjatë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image