Superkupa e Italisë … “made in China”!

0

Rinis gjithçka në anën tjetër të botës! Shangai, Kinë, përkthehet Juventus-Lacio. 90 minuta (ose më shumë) për Superkupën e Italisë, që ngre tiparin e sezonit të saj të ri. Ka nga ato që do të prezantohen me një fytyrë të re dhe nga ato që do të kenë të njëjtët futbollistë që u panë në pranverë. Por, në diferencë nga ajo që ëhstë logjike të mendohet dhe kundër çdo të “thënure” popullore, është skuadra fituese ajo që ndryshon. Pak për nevojë dhe shumë për zgjedhje, Juventusi në version oriental do të jetë një skuadër thellësisht ndryshe në krahasim me vitin e shkuar. Dhe do të ishte edhe më shumë pa dëmtimin e Sami Kedirës, i detyruar të qëndrojë në bokse deri në tetor, për një tërheqje muskulore.
Viti zero, Pogba “10” – Eshtë një “vit zero” – citimi i Alegrit – për kampionët e Italisë. Vetëm dy muaj pas finales së Champions të humbur ndaj Barcelonës, bardhezinjtë janë tronditur nga disa largime… Nuk do të jenë Pirlo, i emigruar në Amerikë, por as Arturo Vidal, i kthyer në Gjermaninë e dikurshme, tek Bajerni tjetër këtë herë, ai i Mynihut, ku një Superkupë e humbi… por kërkon Champions që i iku nga duart vëtëm pak muaj më parë. Por, sidomos, do të mungojë edhe Karlitos Tevez, i kthyer në shtëpi për të riveshur fanellën e Boka Juniorsit. Dhe llogaria e mungesave nuk mbaron me kaq. Sepse, parakampionati, përveç Kedirës, ka ndaluar edhe Kielinin dhe Moratën, ndërsa duhet t’ia dalë Barxalji, edhe pse s’është në maksimum. Llogaritë janë thuajse të bëra: pesë (6, nëse Barxalji nuk ia del) nga 11-të njerëzit të hedhur nga Alegri nuk ishin, ose nuk e nisën titullarë, në “Olympiastadion”.
Një ndryshim radikal i kërkuar për të ndërtuar në periudhën mesatare-të gjatë. Edhe me koston për të rrezikuar diçka që tani. “Stop” i Moratës vendos një sulm të gjithin të ri me përvojën e Manxhukiçit dhe fosforin e Dibalasë. Ndërsa në mesfushë duhet të jetë Sturaro ai që do të zërë hapësirat që i takonin Kedirës. Përpara Bufonit rrezikohet emergjenca, por mundësia është që 3-5-2 të vihet në punë. Pol Pogba thërritet në detyrën për të treguar se është edhe lider, përveç se talent. Në verën e vitit të ardhshëm, francezi me fanellën me nr.10, do të bëjë transferimin e vitit, ndaj edhe duhet të lërë gjurmë.
“Deja-vu” Lacio – Përballë do të jetë një Lacio e ndalur në finalen e Kupës së Italisë, e humbur pikërisht ndaj bardhezinjve. Vendosi Alesandro Matri pas një shtylle të dyfishtë të Felipe Andersonit, ylli i Lotitos që qëndron për të provuar Champions. Rruga drejt Europës do të kalojë nga Leverkuseni, i peshkuar tek shorti i Nionit. Superkupa e Shangait, pra, bëhet një antipastë e pasur përpara përballjes në Champions: kualifikimi në grupet vlen, me të drejta imazhi dhe marketingu, plot 40 mln euro. Pioli përballet me Juven pa Luliç dhe Parolon, të skualifikuar, dhe me Xhorxheviçin jo në formë. Në stol edhe Milinkoviç-Saviç, e vetmja blerje e vërtetë (bashkë me Kishnën) e ardhur nga merkato. De Vraj dhe Xhentileti në qendër të mbrojtjes, teksa Radu dhe Basta në krah. Në mesfushë do t’i takojë të riut Kataldi, Onazi dhe Bilia. Ndërsa, tredhembëshi do të jetë ai i vitit të shkuar, nga dhjetori e më pas, q ëi dha vendin e tretë: i përjetshmi Klose do të shoqërohet nga Anderson dhe Kandreva. Një Lacio fotokopje me atë të vitit 2014/2015. Në gusht, përpara një skuadre që kërkon ekuilibra të rinj, si Juventusi, asnjë fytyrë e re do të thotë stabilitet, një term që mund të jetë deçiziv për të marrë në Romë një trofe që mungon prej vitit 2009.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.