Superkupa e Europës fiksim, FSHF tenton përsëri

Federata Shqiptare e Futbollit nuk dorëzohet dhe ka depozituar sot zyrtarisht në UEFA aplikimin e saj për organizimin e Superkupës së Europës 2020 në stadiumin “Arena Kombëtare”, në Tiranë. Zyrtarisht, tashmë “Arena Kombëtare” është një nga impiantet kandidate për të marrë finalen e Superkupës së Europës për vitin 2020.

Tashmë mbetet që të përfundojë stadiumi që zëvendëson “Qemal Stafën”, për të parë nëse UEFA do ta miratojë dhe do ta shpallë fitues. Nuk është hera e parë që FSHF kandidon, por natyrisht UEFA nuk mund të aprovonte një stadium ende në themele.

Ecuria e punimeve po ecën mirë, por afati i vendosur për përfundim të stadiumit në vjeshtë të këtij viti nuk është i sigurt, duke pasur parasysh si punohet në Shqipëri, ku çdo vepër madhore ka një kosto të frikshme dhe kohëzgjatje të tmerrshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *