Superiorja: pesë sulmues të larguar, kush e ka radhën?

0

Ndoshta është çudi, por gati të gjitha skuadrat ne Superiores nisin që të mendojnë që në tetor për merkaton e janarit. Edhe pse gjatë verës koha është më e madhe për të gjetur lojtarët që i nevojiten trajnerit, llogaritë siç duket bëhen jo siç duhet, pasi për të parë largimet e para nuk na duhet që të presim janarin.

Nëse i hedhim një sy lëvizjeve në merkato, deri më tani kemi 5 të larguar e si për koincidencë bëhet fjalë për pesë sulmues.

KENDESH – Vice Kendesh u nda me Laçin pa ardhur mirë mund të thuhet, pasi sulmuesi u angazhua me ekipin kurbinas vetëm në ndeshjet ndërkombëtare, por pa mund që të lërë gjurmë. Një zgjedhje deri diku e pranueshme, përderisa u largua pa nisur kampionati, duke i dhënë mundësi lojtarit që të gjejë një destinacion të ri, por edhe drejtuesit të mos shpenzonin duke e ditur se lojtari nuk do të kishte hapësira.

NIKOLIÇ – Vetëm 40 minuta e mbajti veshur fanellën e Partizanit Stefan Nikoliç. Sulmues i cili në të shkuarën ishte diskutuar edhe për një afrim te Flamurtari, ishte një zgjedhje e gabuar nga klubi i “demave”, duke i treguar derën malazezit vetëm pas 2 ndeshjesh. Një lëvizje e gabuar, pasi as 28-vjeçari nuk arriti dot që të luante qoftë dhe një minutë në kampionat me të kuqtë.

HARBA – Haris Harba erdhi me bujë te Kukësi, me drejtuesit që e “shitën” në media si një goditje të madhe, por që në fushë ishte shumë larg pritshmërive. Një gol në Gjeorgji i dha shpresë Kukësit për kualifikim, por vetëm aq. Më pas gjithnjë në hije dhe ndeshje pas ndeshje përfundoi në stol. Divorci me Kukësin erdhi para merkatos së janarit.

SUKAJ – Xhevahir Sukaj, edhe pse një lojtar me shumë eksperiencë dhe që ka bërë mirë në shumë ekipe, te Laçi pati një aventurë vetëm 44 minuta. Shkodrani u la në tribunë në ndeshjen me Kamë ndeshjen me Kamzën dhe më pas u pa e arsyeshme që rrugët e tyre të ndaheshin.

RAHIM – Aleksandros Rahim ishte greku që duhet të bënte diferencën te skuadra e Kastriotit, por nuk mundi që të përshtatej te skuadra krutane. 25-vjeçari luajti në tre ndeshje si titullar dhe në fillimin e shtatorit u largua nga ekipi i Kastriotit. Sulmuesi duket se e kishte të vështirë në Shqipëri dhe u detyrua që të ulej e të bisedonte me drejtuesit për t’u kthyer andej nga kishte ardhur. Edhe klubi kishte leverdi në këtë pikë, pasi lojtari donte një pagë të lartë, shtëpi në Tiranë dhe transport çdo ditë.

SULMUESIT – Mbetet për t’u parë se kush do të jetë i radhës nga lojtarët ofensivë që do të marrë valixhet. Kryesit lojtarët e huaj nuk është se e përligjin atë nivel që pretendohet se kanë. Pikëpyetjet janë të shumta, pasi disa lojtar si Altiparmakovski, Shpehar, Dunga, Ngo, etj, nuk kanë bërë diferencën. Edhe në skuadrat si Skënderbeu e Partizani nuk është se sulmuesit kanë shkëlqyer, ndaj nuk përjashtohet ndonjë lëvizje e papritur.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.