Superiorja për vetëm 45 minuta, Tirana si kampione dhe Flamurtari me çudinë

Pasi kanë kaluar 11 javë të Superiores, atëherë po publikojmë sërish sesi do të ishte renditja nëse futbolli do të luhej për 45 minuta. Në fakt kjo statistikë nuk është edhe aq e pavlerë, pasi tregon mënyrën sesi ekipet i menaxhojnë rezultatet apo e vazhdojnë luftën pavarësisht sa e vështirë duket.

Kështu, nëse ndeshja mbaronte që në pjesë të parë, atëherë Tirana do të ishte kryesuese e vetme me 20 pikë. Pas asaj do të vinte Bylisi, Partizani dhe Kukësi që nuk kanë ndonjë ndryshim të madh. Gjithë habia dhe mesazhi qendron te Flamurtari. Vlonjatët do të grumbullonin 9 pikë dhe jo 3 pikë me lojën e mbyllur për 45 minuta, duke treguar se skuadra e ka potencialin per te reaguar dhe asgje nuk është aq e shuar sa duket në pamje të parë, por lojtarët duan zgjidhjen e problemeve. /Sport Ekspres/