Superiorja nis me ndeshje “zjarri”, plani i javës së parë

Superiorja ndez “motorët”. Të premten e 17 gushtit zbresin në fushë dy ekipet e para. “Supersport”, që ka të drejtën e transmetimit të ndeshjeve, ka përcaktuar së bashku me Sektorin e Garave ditët dhe oraret e ndeshjeve. Kështu, ndeshja e parë është ajo mes Skënderbeut dhe Partizanit në Korçë. Ky takim nis prej orës 19:45.

Të shtunën luhen dy takimet e tjera. Luftëtari-Kastrioti, në Gjirokastër, zhvillohet nga ora 16:45. Tri orë më pas Tirana luan derbin me Kamzën. Java e parë e Superiores mbyllet me derbi: Kukësi dhe Laçi përballen në Elbasan, kurse në Durrës Teuta dhe Flamurtari, dy skuadrat bregdetare, sfidojnë njëra-tjetrën në “Niko Dovana”.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 1

E premte, më 17 gusht
Skënderbeu-Partizani (19:45)

E shtunë, më 18 gusht
Luftëtari-Kastrioti (16:45)
Tirana-Kamza (19:45)

E diel, më 19 gusht
Kukësi-Laçi (16:45)
Teuta-Flamurtari (19:45)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *