Superiorja në 45 minuta/ Flamurtari do ngrihej një vend, Tirana në vendin e parë dhe Partizani i dyti

Nëse futbolli do të luhej në 45 minuta në Superiore, atëherë edhe derbi sot do të kishte një tjetër shije. Kjo pasi Tirana do të renditej në vendin e parë me 24 pikë, ndërsa Partizani e ndiqte nga pas me 23 pikë. Pra do të luhej mes vendit të parë dhe të dytë. Por njëkohësisht kjo renditje nuk është edhe aq e pavlerë, duke treguar se bardheblutë nuk arrijnë dot të mbajnë fitoret.

Nga ana tjetër, vërtet interesante është kur shohim Flamurtarin. Ekipi vlonjat që ende nuk e ka marrë fitoren e parë brenda 90 minutave, do të ishte një pozicion më lartë se Luftëtari dhe duke i shijuar tre pikët e para. /Sport Ekspres/