Superiorja ndahet 6-4 për Dukën

0

Në shkurt do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e FSHF-së, por që tani mund të bëhen disa llogari me laps e letër dhe të paktën në Superiore nuk ka dyshime, pasi klubet janë ndarë dhe kanë dalë hapur.

Kështu, Partizani, Flamurtari, Lushja e Luftëtari kanë krijuar bllokuan pro-Fino.

Ndërkaq, fillimisht Teuta, Kamza, Laçi u rreshtuan në krah të presidentit aktual Armand Duka dhe sot edhe Skënderbeu, Vllaznia dhe Kukësi kanë dërguar në FSHF propozimin e tyre për kreun aktual të FSHF-së.

Rezultati që në start është 6-4 për Dukën, por dihet që vota e klubeve të Superiores nuk ka ndonjë vlerë më të madhe se vota e ekipeve të Kategorisë së Dytë, ndërsa mollë sherri do të bëhen shoqatat e paregjistruara në gjykatë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.