Superiorja, javën e ardhshme përcaktohet kalendari

Kategoria Superiore do të nisë në shtator, vendim i marrë në mbledhjen e pak ditëve më parë nga Komiteti Ekzekutiv në FSHF, ndërsa tashmë mësohet edhe dita e shortit të kalendarit në Superiore.

Ditën e martë, më 11 korrik, do të hidhet shorti i kampionatit të Kategorisë Superiore për edicionin 2017-2018.

Për sa u përket kategorive të tjera dhe kupës, do të duhen ende disa javë, edhe pse Kategoria e Parë është e përcaktuar tashmë dhe nuk ka çfarë pret më, por natyrisht janë detyrimet financiare që shpesh shlyhen me vonesë, që e mbajnë kalendarin pezull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *