Superiorja ia lë vendin Kupës, shihni përballjet që do të luhen gjatë mesjavës

Java e katërt e Superiores ka përfunduar dje, por ekipet shqiptare do të kthehen sërish në fushë gjatë mesjavës, ku do të zhvillojnë takimet e vlefshme për  Kupën e Shqipërisë.

Kështu, përballjet e para do të luhen më datë 18 shtator, ndërsa në datën 2 tetor, kohë kur do të zhvillohen ndeshjet e kthimit, do të vendoset se cilat ekipe do të vijojnë në fazën pasardhëse. Skuadrat e mëdha të duket se nuk do e kenë të vështirë të kalojnë në 1/8, pasi shorti i ka vendosur përballë kundërshtarë që në letër janë më të dobët se ta, pa rezervuar kështu surpriza.

Tirana do të përballet me Shënkollin, ndërsa Skënderbeu do të zhvillojë derbin e juglindjes kundër Devollit. Sa i përket Kukësit, do të luajë ndaj Shkumbinit të Peqinit, ndërsa të kuqtë e Partizanit kanë gjetur Vorën si kundërshtar në këtë fazë.

Ndërkohë kurbinasit, të cilët kanë bërë arritje në këtë kompeticion vitet e fundit, do të ndeshen me Elbasanin. /Sport Ekspres/