Superiorja është “all-in” sot, shihni të gjitha ndeshjet që luhen ditën e shtunë pas derbit

Pas derbit të zhvilluar me Partizanin dhe Tiranën, e mbyllur në shifrat 1-2, Superiorja do të rikthehet  fushë. Këtë herë për të mbyllur javën e kampionatit brenda një dite, teksa do të shohim shumë përballje në pak kohë.

Flamurtari do të luajë ndaj Bylisit në orën 13:00, ndërsa Laçi do të pres në shtëpi Luftëtarin. Takimi më interesant do të jetë ai Kukësit dhe Teutës në 16:00, mes dy ekipeve pretedente për titull. Ndeshja e fundit në orën 16:00 do të jetë ajo mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, me të vetmin takim që nuk ka një pretendent të vërtet, pasi të dyja ekipet kanë luhatje të madhe. /Sport Ekspres/