Superiorja dhe e Para në fushë, sot 6 miqësore

0

Ditë miqësoresh dhe janë pesë ekipe të Superiores që zbresin në fushë sot. Takimi i parë që luhet është ai mes Laçit dhe Erzenit, i programuar të zhvillohet në Shijak. Disa kilometra më tej, në Kavajë, Besa do të ndeshet me Kastriotin e rrezikuar të bjerë nga Superiorja.

Skënderbeu ka zgjedhur të përballet me fqinjët e Pogradecit, kurse në Durrës do të ketë një derbi bregdetarësh. Oriku do të luajë kundër skuadrës së drejtuar nga Bledi Shkëmbi. Tirana zhvillon derbin e kryeqytetit me Dinamon, ndërkohë që është programuar të luhet sot edhe Bylisi-Tomori.

E shtunë, 23 mars 2019
Ora 11:00 | Erzeni-Laçi
Ora 14:00 | Besa-Kastrioti
Ora 15:00 | Skënderbeu-Pogradeci
Ora 15:00 | Teuta-Oriku
Ora 15:00 | Bylisi-Tomori
Ora 16:00 | Tirana-Dinamo

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.