Kamza pushton Gjirokastrën, Kukësi prish festën e Lushnjes, paqe në Shkodër

Surprizë në Gjirokastër! Kamza fiton 2-1 ndaj Luftëtarit, me dy gola nga Stevan Raçiç, në një sfidë që pati gjithçka, gola, penallti e kartonë të kuq. Pritej suksesi i Luftëtarit në formë, triumfoi Kamza bujshëm, edhe me 10 lojtarë për një orë. Raçiç shënoi i pari, Bregu barazoi, por presioni total vendas nuk prodhoi asgjë dhe Raçiç në shtesë me 11- metërsh siguroi triumfin e paeë sezonal në Superiore për Kamzën.

Perfekt Kukësi, fitues 2-0 në Lushnje, me dy gola në pjesën e dytë nga Guri e Alijev. Megjithatë, sulmuesit u zhbllokuan pas daljes me karton të kuq të Spahos sa nisi pjesa e dytë. Prishet festa e Roza Haxhiut, kthehen fuqishëm kampionët.

Barazim 1-1 në Shkodër, mes Vllaznisë e Flamurtarit. Kuqezinjtë goditën me Bushiç në kundërsulm, por Vllaznia barazoi me Gocajn në shtesën e pjesës së parë. Vllazni superiore, por e dobët në sulm.

 

Kategoria Superiore – Java 5
E enjte, më 12 tetor, ora 14:00

Lushnja – Kukësi     0-2

Shënues: Guri 58′, Alijev 60′
Lushnja: Spaho, Ruço, Xhafa, Marku, Mone, Branica, Gava, Papa, Pepa, Canka, Sefa. Trajner: Artan Bano
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Hoxha, Alla, Rrumbullaku, Et’hemi, Musolli, Kërkotiç, Kale, Guri, Alijev. Trajner: Mlladen Milinkoviç

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Paulin Simoni, Olsid Ferataj
Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Arianit Lulaj

 

Luftëtari – Kamza      1-2

Shënues: Bregu 63′ / Raçiç 11′, 90’+2 pen.
Luftëtari:Miraka, Toledo, Beqiri, Rapa, Rapo, Aleksi, Ramadani, Rrocaj, Bregu, Lamçja, Nunjez. Trajner: Daniel Fernandez
Kamza: Halilaj, Idrizaj, Fushtar, Kuqi, Neziri, Fukui, Arrabal, Zefi, Imeri, Mumajesi, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu

Karton i kuq: Fushtar 32′

Gjyqtarë: Emirion Sino, Ilir Tartari, Astrit Mahmuti, Fatjon Xhemalaj
Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Pajtim Aliko

 

Vllaznia – Flamurtari        1-1

Shënues: Gocaj 45+3′ pen. / Bushiç 17′
Vllaznia: Sherri, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Marku, Tafili, Bardulla, Hasani, Çinari, Lika, Ribaj. Trajner: Armando Cungu
Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Jakovljeviç, Mersini, Useini, Sidibe, Pollozhani, Zhufo, Alvesh, Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtarë:Olsi Sokoli, Egin Doda, Ani Koçiaj, Blerim Ziri
Delegat: Plarent Kotherja; Vëzhgues: Myrteza Allkja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online