Supergoditje e Romës, pasuesi i Manolas është një nga yjet e Atalantës

Roma shiti Manolas te Napoli dhe u duk se mori një tjetër goditje të rëndë, duke u rrënuar nga java në javë.

Megjithatë, klubi verdhekuq ka nisur punën fuqimisht dhe ndërkohë që po mbyll marrëveshjen me Veretu të Fiorentinës për mesfushën, ka siguruar edhe pasuesin e Manolas.

Është praktikisht zyrtare blerja e qendërmbrojtësit të Atalantës Xhanluka Mançini (30 ndeshje e 5 gola kampionatin e fundit), i cili do të paguhet deri në 26 milionë euro: 2 për huazimin tani, 17 milionë euro vitin e ardhshëm dhe më pas 5 milionë në varësi të bonuseve.

Një investim i madh, sepse Mançini është 23 vjeç dhe pjesë e kombëtares italiane. Mbrojtësi do të firmosë kontratë 5-vjeçare të mërkurën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *